Trudeau: Irani të dërgojë në Francë kutitë e zeza të avionit ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Canadian Prime Minister Justin Trudeau speaks at a press conference in Ottawa on January 11, 2020. Trudeau announced that a team of Canadian investigators is expected in Tehran within hours to "establish a presence on the ground to support Canadian families." Iran said on January 11, it "unintentionally" shot down the Ukrainian passenger jet, killing all 176 people aboard, in an abrupt about-turn after initially denying Western claims it was struck by a missile on January 8. / AFP / Dave Chan

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau i kërkoi sot Teheranit të dërgojë kutitë e zeza të avionit të linjës ukrainase, goditur gabamisht më 8 janar nga Teherani, tek një laborator në Francë për analizë.

“Vetëm disa vende si Franca kanë loboratorë të aftë për ta bërë këtë”, deklaroi Trudeau në një konferencë shtypi.

“Ky do të ishte vendi i duhur për të dërguar këto kuti të zeza dhe për të marrë informacionin e duhur sa më shpejt dhe për këtë inkurajojmë autoritetet iraniane të pranojnë ta bëjnë”, shtoi Trudeau.

Nga 176 persona në bord, që të gjithë kanë humbur jetën në këtë tragjedi, 57 ishin qytetarë kanadezë.

“Kutitë e zeza janë dëmtuar rëndë dhe është shumë e rëndësishme, që ato të ekzaminohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article