Milani “mbret” i merkatos së janarit, afrohen emra të mëdhenj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Merkato e janarit ka sjellë një revolucion të vërtetë te Milani. Pas mbylljes së afatit të transferimeve të dimrit, është koha e bilanceve, ku me laps dhe letër konfirmohet se kuqezinjtë ishin “mbretër” në Serie A.

Lëvizjet e realizuara ishin të nivelit të lartë. Afrimi më i fundit ishte ai i Joao Felix, i huazuar nga Chelsea për 2 milionë euro. Përpara yllit portugez, Milani huazoi Kyle Walker nga Manchester City për 1 milion euro, ndërsa bleu nga Feyenoord sulmuesin Santiago Gimenez për 32 milionë euro plus bonus. Afrime të tjera ishin Warren Bondo për 10 milionë euro plus bonus nga Monza dhe huazimi i Riccardo Sottil nga Fiorentina.

Afrimet janë shoqëruar me largimet e Calabria, Morata, Bennacer, Okafor dhe Zeroli. Formacioni i Djallit ndryshon në mënyrë drastike në sulm me Joao Felix dhe Gimenez si titullarë, Walker në mbrojtje dhe Bondo si alternativë të Reijnders në mesfushë.

Në merkaton e janarit zhgënjeu Napoli, me Conten që shpresonte në alternativa të mira, mbi të gjitha pas largimit të Kvaratskhelia, edhe sepse Okafor nuk mund të jetë zgjidhja e duhur.

Mjaft mirë Juventusi, që me Kolo Muani përforcoi dukshëm sulmin, ndërsa në mbrojtje nuk u konkretizua pista Araujo, por u afruan Kelly e Renato Veiga.

Interi nuk kishte plane të ndryshonte dhe ashtu veproi. Frattesi qëndroi, Buchanan kaloi te Villarreal dhe u zëvendësua nga Zalewski që debutoi me asist. Interesante blerja e Sucic për sezonin e ardhshëm. 

Share This Article