City “hap thesin”/ Klubi anglez shpenzon 200 milion euro për katër blerje në janar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky sezon është një zhgënjim i vërtetë, por Manchester City ka të paktën diçka për t’u krenuar. Klubi anglez ishte ai që shpenzoi më shumë në merkaton e janarit, ndërsa shikët padronë të tij, nxorrën nga arka 200 milion euro.

Një shifër e rëndësishme për sesionin e dimrit në tregun e transferimeve, por që e nevojshme për të forcuar skuadrën e Pep Guardiolës për pjesën e mbetur të sezonit.

Në ditën e fundit të merkatos, “Cityzen” siguruan shërbimet e Niko Gonzales. Prodhim i akademisë së Barcelonës, mesfushori u ble nga Porto për 60 milion euro.

Por blerja më e shtrenjtë e kampionëve anglezë në merkaton e dimrit ishte Omar Marmush.  Futbollisti egjiptian u transferua nga Eintraht Frankfurt për 75 milion euro. Po ashtu, Manchester Siti shpenzoi afërsisht 80 milion euro për të ardhmen, pasi mori shërbimet e dy futbollistëve të rinj si Khusanov për 40 milion euro dhe brazilianin Vitor Rais për 37 milion euro të tjera.

Me këto blerje, Pep Guardiola pritet të ketë në dispozicion të tjerë interpretues të lojës së tij në mënyrë që të përmbysë një sezon të dështuar sidomos në Premier Ligë, ku renditet vetëm në vendin e katërt dhe rrezikon zonën Champions.

Share This Article