ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email  2 minutes ago
Teuta fiton me Flamurtarin dhe ngjitet në renditje 4 minutes ago
Rama për Trumpin nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën 6 minutes ago
Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, Rama reagon për DW: Drejtësia bën punën e vet (video) 8 minutes ago
Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë 9 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Kryeministri britanik: Qytetarët e Gazës duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre

albnews by albnews
5 February, 2025
in UK
0
‘U vra’/ Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty nga kati i 7…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer tha se palestinezët në Gaza duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të rindërtojnë jetën e tyre, transmeton Anadolu.

Starmer iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Dhomës së Komunave në seancën javore “Pyetje për Kryeministrin” të mbajtur në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

RelatedPosts

Skandalet seksuale të Rooney-t, nga “gjyshja” mazokiste deri te prostitutat, dhe reagimet bashkëshortes

Titujt e Gazetave në UK

Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht

Ed Davey, kreu i Liberal Demokratëve, grupit të tretë më të madh në parlament, në pyetjen e tij vuri në dukje thirrjet e presidentit amerikan Donald Trump për largimin me forcë të popullit palestinez nga tokat e tij.

Pasi kujtoi bisedimet e kryeministrit Starmer me Trumpin, Davey shtroi pyetjen “A mendon kryeministri se Trump po rrezikon një armëpushim të brishtë dhe sigurinë e palestinezëve dhe izraelitëve duke bërë deklarata të tilla? A do të diskutoni drejtpërdrejt dhe seriozisht me Shtëpinë e Bardhë angazhimin tonë për zgjidhjen me dy shtete dhe shqetësimin tonë për këto deklarata të rrezikshme?”.

Starmer u përgjigj duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të armëpushimit dhe tha se ka dy imazhe që i kanë mbetur në mendje në dy javët e fundit.

Ai deklaroi se e para prej tyre ishte imazhi i britanikes së mbajtur peng, Emily Damari që ribashkohej me familjen e saj ndërsa tjetri janë mijëra palestinezët që ecnin nëpër rrënojat në Gaza, duke kërkuar shtëpitë dhe fqinjët e tyre. “Ata duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, duhet të lejohen të rindërtojnë jetën e tyre. Edhe ne duhet të jemi me ta në rrugën që shkon drejt rindërtimit dhe zgjidhjes me dy shtete”, tha kryeministri britanik.

  • Transferimi i sovranitetit të Arkipelagut Chagos tek Mauritiusi

Liderja e Partisë Konservatore kryesore të opozitës, Kemi Badenoch duke iu referuar marrëveshjes me Mauritiusin mbi sovranitetin dhe përdorimin e arkipelagut Chagos, tha se “Sa herë që qeveria negocion diçka, ne humbasim”.

Badenoch vuri në dukje lajmet se Britania do të paguajë 18 miliardë sterlina në këmbim që Mauritiusit t’i jepet sovraniteti mbi Arkipelagun Chagos në Oqeanin Indian dhe shtroi pyetjen pse qeveria po tërhiqet nga investimet strategjike.

Kryeministri Starmer tha se negociatat e bëra para marrëveshjes me Mauritiusin filluan gjatë periudhës së Partisë Konservatore dhe 11 nga 13 raundet, përfunduan gjatë asaj periudhe.

“Pasiguritë ligjore kërcënojnë sigurinë e bazës britanike në ishull. potencoi Starmer.

Britania në tetor 2024 njoftoi se Arkipelagun Chagos nën kontrollin e saj do t’ia transferonte Mauritiusit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

25 October, 2025
Teuta fiton me Flamurtarin dhe ngjitet në renditje

Teuta fiton me Flamurtarin dhe ngjitet në renditje

25 October, 2025
Rama për Trumpin nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Rama për Trumpin nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

25 October, 2025
Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, Rama reagon për DW: Drejtësia bën punën e vet (video)

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, Rama reagon për DW: Drejtësia bën punën e vet (video)

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result