ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 5 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 5 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 5 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik

albnews by albnews
5 February, 2025
in Albania
0
‘U vra’/ Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty nga kati i 7…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për vitet 2025-2029, së bashku me ekspertë të fushës dhe me mbështetjen e fondacionit gjerman të CDU, ‘Konrad Adeanuer’, shprehu shqetësimin për injorimin, sipas tij, të sektorit të bujqësisë nga qeveria aktuale, duke theksuar se, për më shumë se 8 vjet, prodhimi kryesor në Shqipëri ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore.

Berisha fajësoi qeverinë për mungesën e investimeve dhe mbështetjes për bujqësinë, përfshirë mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e infrastrukturës vaditëse, shkruan A2.

RelatedPosts

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, Belinda Balluku flet nga Zvicra

E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani 

Sali Berisha theksoi një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor dhe industrial në vitet e fundit, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po bie si një prodhues dhe po shndërrohet në një vend të shërbimeve dhe ndërtimit, ku korrupsioni dhe droga dominojnë.

Kryetari i PD kritikoi qeverinë për mbështetje shumë të ulët, sipas tij, për fermerët shqiptarë, duke theksuar se ndihma është 3-5 herë më e vogël se në rajon.

Berisha akuzoi qeverinë për keqpërdorimin e fondeve të IPARD, të cilat duhej të shkonin për bujqësinë, por u përdorën nga klanet e pushtetit. Ai theksoi rënien e prodhimit bujqësor dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke kërkuar një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit.

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi një plan për të transformuar bujqësinë në Shqipëri. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit. Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore. Kryedemokrati theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe zhvillimit të infrastrukturës për vaditje dhe kullim. Berisha gjithashtu u shpreh se, do të angazhohet për shumëfishimin e drurëve frutorë, veçanërisht ullinjve dhe arrorëve.

Sali Berisha premtoi se në vitin e dytë të qeverisjes do të 5-fishojë buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, duke mbrojtur prodhimet vendase.Berisha vuri theksin mbi rëndësinë e arsimit për fermerët dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara bujqësore. Berisha kundërshtoi planet e qeverisë për të transformuar Universitetin Bujqësor dhe ftoi pedagogët dhe studentët ta mbrojnë atë. Berisha theksoi mbështetje të madhe për fermerët e rinj, për kredi të buta dhe grante, dhe për rinovimin e fshatit shqiptar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result