Britania merr drejtimin e një funksioni të rëndësishëm nga SHBA-ja në raport me Ukrainën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik i mbrojtjes, John Healey, do të udhëheqë të mërkurën takimin e aleatëve të Kievit në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), duke e marrë këtë rol nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

Takimi është planifikuar para samitit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, por ky grup, i njohur gjithashtu si formati Ramstein, është shumë më i madhe dhe përfshin mbi 50 aleatë.

Ky format koordinon detajet e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë gjithçka, nga trajnimi i pilotëve të avionëve luftarakë deri te siguria kibernetike, shkruan politico.

Muajin e kaluar, takimin e 25-të të formatit Ramstein e udhëhoqi ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vetëm disa ditë para se presidenti Donald Trump të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

“UDCG do të mblidhet para takimit ministror të NATO-s për mbrojtjen për të diskutuar prioritetet për Ukrainën, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bashkëpunojë për të ofruar mbështetje në luftën e saj kundër pushtimit të paligjshëm të Putinit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Mbretëria e Bashkuar është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, me qeveritë e njëpasnjëshme që kanë siguruar miliarda euro ndihmë ushtarake për Kievin, duke trajnuar gjithashtu mijëra ushtarë. Qëndrimi i administratës Trump ndaj UDCG mbetet ende i paqartë, dhe ende nuk dihet nëse Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të udhëheqë edhe pas së mërkurës. 

Share This Article