ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Dje dhe sot/ Si i harroi Edi Rama premtimet për çmimet e ushqimeve

albnews by albnews
7 February, 2025
in Show - Biz
0
“Shqipëria për të huajt dhe pak për shqiptarët”, Rama i përgjigjet komentuesit: Dielli nuk mbulohet me shoshë! Në 2024 ka pasur rreth 980 mijë pushues vendas
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ende nuk e kanë zbuluar një politikan që t‘i ketë rezistuar premtimeve bombastike në fushatë, por amnesia që i kap në Shqipëri pasi marrin pushtetin, ka në thelb vetëkënaqësinë se vota është e sigurtë në një mënyrë a tjetër, por jo përmes premtimeve të mbajtura, llogaridhënies apo bilancit qeverisës.

Kapërcime të memories gjen plot në rubrikën e re të komunikimit që Edi Rama ka nisur me votuesit në rrjetet sociale, të quajtur “Sy m’sy”.

RelatedPosts

Studimi i fundit në Britani: Meshkujt rrinë 7 orë në banjo gjatë vitit për të shijuar qetësinë

Pse Amerika ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pas vrasjes së Charlie Kirk

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

Ky komunikim direkt me popullin e rrjeteve sociale është një metodë e konfirmuar e politikanëve, që duan të shmangin filtrat e llogaridhënies nëpërmjet ballafaqimit me gazetarët apo kundërshtarët politikë. Por edhe kështu, kur kryeministri flet vetëm për vetëm nga zyra e tij, është e pamundur të mos dallosh diferencat e Edi Ramës në opozitë, me atë që qeveris prej 12 vitesh.

Kush i ka harruar premtimet e opozitës socialiste për uljen e çmimeve, mund t’i rigjejë në videon më poshtë. Me zë dhe figurë, atëherë Rama premtoi para shqiptarëve heqjen e taksës 20% të tvsh për ushqimet bazë, buka, veza, djathi etj.

Ishte një nga premtimet kryesore që i sollën socialistët në pushtet. Para vitit 2013, nuk dëgjohej askund për faljen e taksave për bizneset e mëdha, uljen e dividentit nga 15 në 7% për pronarët e kompanive multi-milionëshe, faljen për ndërtuesit e kullave që kishin kate pa leje, përfitimet për investitorë strategjikë etj.

Përkundrazi, flitej për uljen e çmimit të naftës, të ushqimeve bazë, për punësim dhe për tregje të lira.

Me kalimin e viteve, çmimet e ushqimeve bazë u rritën ndjeshëm. Në veçanti, dy vitet e fundit, për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet patën një lëvizje që u ndje direkt në xhepat e qytetarëve.

I njëjti fenomen ndodhi në të gjithë botën, por meqënëse Shqipëria e bazon konsumin në mallrat e importit, qytetarët ndjenë menjëherë efektet e lëvizjes në tregjet globale.

Megjithatë, të dhënat e INSTAT bënë me dije këto ditë se çmimet e ushqimeve bazë të importuara nga jashtë kanë pësuar një ulje prej 7%.

Shkak janë bërë dy faktorë; së pari zhvlerësimi i euros që tashmë është nënçmuar në nivele rekord dhe i favorizon importuesit e ushqimeve; së dyti ulja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën, pas një stabilizimi të situatës, edhe pse lufta në Ukrainë vazhdon prej dy vitesh.

Por ndryshe nga e gjithë bota, në Shqipëri, çmimet mbetën njësoj të shtrenjta. Ulja është e papërfillshme, në mos nuk ka ndodhur fare. Thjesht, importuesit po fitojnë më shumë.

Tregu në Shqipëri e reflektoi menjëherë rritjes së çmimit të mallrave të importit, por nuk reagoi kur çmimet u ulen.

Dhe çfarë bën qeveria në këtë rast? Si i përgjigjet kryeministri Edi Rama ankesave të qytetarëve?

Shikoni videon më poshtë, shkëputur nga rubrika “Sy m’sy” e Edi Ramës. Ka 12 vjet në pushtet, por thotë se s’mund të bëjë asgjë për t’i ndihmuar qytetarët. Ndryshe nga çfarë thoshte kur ishte në opozitë, tani Rama thotë se e vetmja detyrë është të rrisë pagat dhe fuqinë blerëse.

Madje për t’iu spërdredhur përgjegjësisë vënë në dyshim ankesat e qytetarëve që jetojnë çdo ditë në Shqipëri dhe merr për bazë fjalët e turistëve që qëndrojnë vetëm pak ditë në vendin tonë dhe thonë se çmimet janë të ulta.

E vërteta është që kryeministri është i ndërgjegjshëm për rritjen e çmimit të ushqimeve bazë. Në fund të fundit, të dhënat statistikore janë bërë publike nga INSTAT.

Vetëm se nuk i leverdis të pranojë se pas 12 vitesh qeverisje, tregjet e mallrave të importit janë kapura, bujqësia është e pafuqishme për të përballuar nevojat e vendit, ndërsa premtimet që e sollën në pushtet, i ka marrë era. Gjithë sa mbeten janë filmimet krahasuese, që megjithatë nuk ia kthejnë dot memorien e cunguar./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result