Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore – sulmuesi prej më të mirëve në fushë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e parë në vitin 2025 me fanellën e Mallorcas.  

Goli i shënuar në minutën e 81-të nga penalltia të cilën e fitoi vet, nuk i ka mjaftuar Mallorcas për tri pikët.  

Muriqi e shndërroi në gol penalltinë e fituar dhe një minutë më vonë u zëvendësua, ndërsa mori edhe duartrokitjet e publikut. 

Sulmuesi ynë nga SofaScore u vlerësua në këtë ndeshje me notën 8.0, prej më të mirëve në fushë. 

Ai kishte edhe tre goditje në portë, gjashtë duele të fituara dhe tre pasime të gjata të sakta nga po aq tentime.  

Për Muriqin ishte goli i parë për këtë vit, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar në total katër gola, ndërsa ka edhe dy asistime në 17 ndeshje. 

Mallorca zë vendin e dhjetë me 31 pikë sa ka edhe Osasuna një pozitë më lart.

Share This Article