Drejtori sportiv i Everton: Broja do të rikthehet më shpejt sesa pritej

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është jashtë prej disa javësh, por duket se rikuperimi nga dëmtimi po shkon shumë mirë.

Drejtori sportiv i Everton, Kevin Thelwell, ka zbuluar se Broja do të rikthehet nga dëmtimi më herët sesa ishte parashikuar.

“Broja do të rikthehet më herët se sa pritej. Na janë dëmtuar tre sulmues shumë të mirë. Edhe Çermiti u rikthe më herët nga sa pritej. Beto bëri gjërat në mënyrë të shkëlqyer në javën e kaluar duke shënuar gola, të shohim nëse mund të shënojë ndonjë tjetër. Sulmuesit që do të rikthehen nga dëmtimet mund të dëshmojnë se janë të aftë të na ndihmojnë në fitimin e ndeshjeve”, tha Thelwell.

Broja është i huazuar tek Everton nga Chelsea dhe synon të bindë drejtuesit për të blerë kartonin e tij në verë. Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë në muajin Mars.

Share This Article