ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Orteku në Itali vret pesë persona, përfshirë babanë dhe vajzën e tij 5 minutes ago
Çfarë dimë për sulmet me thikë në trenin Doncaster-Londër 8 minutes ago
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat 16 minutes ago
Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek 18 minutes ago
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna 20 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj!

albnews by albnews
12 February, 2025
in Albania
0
“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”. Tha se ai si udhëheqës i kësaj force qeverisëse ka vetëm një pikëpyetje që lidhet me reformën në drejtësi.

“Një ngushëllim për veten time dhe ju bashkë me mua, që i kemi hyrë detit në këmbë dhe është mirë ta ndaj me ju. I kemi hyrë detit në këmbë kur kemi vendosur të bëjmë në kthesë, që të tjerë mbase më të zgjuar se ne, që nga viti 1912 nuk e kanë marrë përsipër. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që të jemi në pushtet edhe brinjët t’ja lëmë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam asnjë pishman për këtë, e vetmja pikëpyetje që kam është a do t’ja dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? A do t’ja dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë?! Dhe kur them politikë, nuk është çështja me njërin apo tjetrin, të paktën me rastin e SPAK-ut…

RelatedPosts

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Spartak Ngjela: Është turp që Fatos Nano u varros në varre publike

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Kur them politikë është, meqë njërin po e lëmë në ballkon, shkojmë të kapim 3 nga këta. Meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë, të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Të përfundojë njeriu në dyert e SPAK-ut për diploma, po çfarë është kjo?! Në rastin e  GJKKO-së, është rast që duhet parë. Sa është ora? 09:48, nuk e di a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por mbase zgjodhet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo! Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë dhe telefonin tim, se kanë mbledh gjithë telefonët e Shqipërisë atje. Të merren me faktet. Ngushëllimi është ky, në vazhdën e indeksit të perceptimit të korrupsionit, Shqipëria dje, siç e thashë po nuk i intereson njeriu, doli në Transparence International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit.”

Pavarësisht gjërave që po ndodhin, Rama thekson se “ai dhe gjithë socialistët nuk do të tërhiqen”.

“Unë dhe ju…Ne, Partia Socialiste nuk tërhiqemi në të gjitha rastet! Me çfarëdo lloj çmimi e kostoje, siç e shihni fatura është këtu, baltë, baltë, baltë. Çeta e hajdutëve. Edhe pse jemi një çetë që ndihmon të kapen hajdutët, prapë çetë hajdutësh.”

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe më 11 Maj na duhet flakë në çdo kuti votimi”, kështu inkurajoi të gjithë kabinetin qeveritar. Për kryeministrin, kundërshtarët politikë dhe të gjithë ata që hedhin ‘baltë’ ndaj mazhorancës do e marrin përgjigjen ditën e zgjedhjeve parlamentare. Më 11 Maj 2025, ai është i bindur për fitoren dhe marrjen e mandatit të katërt!

“Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe më 11 Maj do marrim mandatin e katërt, që do jetë i standardeve demokratike të drejtësisë“, përfundoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Orteku në Itali vret pesë persona, përfshirë babanë dhe vajzën e tij

Orteku në Itali vret pesë persona, përfshirë babanë dhe vajzën e tij

3 November, 2025
Çfarë dimë për sulmet me thikë në trenin Doncaster-Londër

Çfarë dimë për sulmet me thikë në trenin Doncaster-Londër

3 November, 2025
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

3 November, 2025
Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result