Përfundimi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pritet të marr deri në 15 ditë kohë.
Kështu ka deklaruar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Sipas tij në të njëjtën periudhë kohore do të bëhet edhe vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora.
Ndërkaq, u theksua se numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se meqenëse s’ka nisur me kohë numërimi në të gjitha qendrat komunale ky proces pritet të përmbyllet brenda dhjetë dite apo maksimumi dy javë.