Paralizohet Serbia, studentët do të bllokojnë Kragujevcin për 15 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bllokadat dhe protestat e studentëve në Serbi, të cilat shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, do të vijojnë sot me mitingun kryesor në qendër të Kragujevcit, shkruan A2 CNN.

Studentët e nisur nga qytete të ndryshme të Serbisë kanë arritur natën e kaluar në qendër të Kragujevcit, ku janë pritur nga një numër i madh i qytetarëve.

Sipas planit të publikuar nga studentët e Universitetit të Kragujevcit, të cilët i janë bashkëngjitur protestave, mitingu mbahet në Bulevardin Lepeniçki. Rregullat e protestës, të cilat studentët deklaruan në Instagram, janë që askush të mos shkaktojë incidente, do ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe ndezja e zjarreve, si dhe do të lejohen për qarkullim vetëm shërbimet emergjente.

Shembja e çatisë së hekurudhës në Novi Sad la të vdekur 15 persona dhe disa të lënduar. Kjo bëri që studentët serbë të nisin protestat, të cilat u përhapën në të gjithë Serbinë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi. 

Share This Article