Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka përcjellë një mesazh urimi për Republikën e Kosovës me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Në urimin e tij, guvernatori Abbott theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj parimeve demokratike, duke rikujtuar shpalljen e pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Ai vlerësoi progresin e Kosovës si një shtet sovran dhe të pavarur.

“Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike, e forcuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit,” deklaroi Guvernatori Abbott.

Abbott deklaroi më tej se “Kombet tona janë të lidhura përmes respektit të ndërsjellë për historitë dhe traditat tona të pasura, dhe ne jemi krenarë për marrëdhënien e rëndësishme që ndajmë me Kosovën”.

Ndryshe, të hënën, Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë, ku edhe janë organizuar disa aktivitete kulturore – artistike./Telegrafi/

Share This Article