ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 4 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 4 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 6 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 8 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasadorët e QUINT-it takojnë krerët e partive shqiptare në Kosovë

albnews by albnews
18 February, 2025
in Kosova
0
Ambasadorët e QUINT-it takojnë krerët e partive shqiptare në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime të ndara me krerët e partive politike shqiptare në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

RelatedPosts

Dy vite nga sulmi në Banjskë, Ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë

Dy vjet pa aktakuzë për Banjskën në Serbi, Radoiçiç ende i lirë në Beograd

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

“Theksova se shumica e popullit në Kosovë aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat në mënyrë që të arrihet kjo”, shkroi ai në X, pas takimeve me krerët partiakë. Lidhur me takimin me ambasadorin Orav, Kryeministria tha se Kurti ka biseduar me zyrtarin evropian për hapat e mëtejmë drejt konstitutimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

“Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli”, u tha në njoftimin për media. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot, dhe atë Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

“PDKja e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe i qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, shkroi Krasniqi në Facebook, pas takimit me ambasadorin francez.

Ndërkaq, LDK-ja tha se Abdixhiku dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Orav, diskutuan për qëndrime e këtij subjekti sa i përket procesit zgjedhor.

“Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK-ja e respekton plotësisht vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër”, u tha në njoftimin e LDK-së.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për partneritetin mes dy shteteve.

“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, shkroi Haradinaj në Facebook, pas takimit me Prattipatin.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare, LVV-ja ka dalë e para me 40.84 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.5 për qind, LDK-ja me 17.67 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.45 për qind. Asnjëra parti nuk i ka siguruar votat e nevojshme për të formuar Qeverinë – pasi nevojiten votat e 61 deputetëve në Kuvendin prej 120 ulësesh – prandaj njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me turbulenca politike në ditët dhe javët në vijim.

Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë thënë se preferojnë të bashkëpunojnë me partitë që aktualisht janë në opozitë për të formuar ekzekutivin e ri, ndërkaq LDK-ja ka thënë se pret numërimin përfundimtar të votave për të ofruar qëndrimet e veta politike. Aktualisht janë duke u numëruar votat për kandidatët për deputetë, ndërkaq më pas pritet të numërohen votat me kusht, e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga disapora./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result