ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 1 hour ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 1 hour ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  1 hour ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  1 hour ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK i përgjigjet Ramës: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne

albnews by albnews
19 February, 2025
in Albania
0
SPAK i përgjigjet Ramës: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një raport lidhur me hetimet e zhvilluara përgjatë vitit që lamë pas. SPAK ka vendosur të flasë me shifra, pas kritikave të bëra përgjatë ditëve të fundit për përdorimin pa kriter të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në bilancin e publikuar nga ky institucion rezulton se për vitin 2024 janë proceduar 629 persona për çështjet e lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Nga këto  236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”;  246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa  147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.

Këto statistika nga SPAK kanë ardhur pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili një ditë më parë tha se paraburgimi është kthyer në normë dhe nuk do të lejojnë që të “kyçet brenda pa gjysh kushdo qoftë”.

“Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë.

Kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për tu paraburgosur dikush janë shumë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë fare me një pjesë të atyre për të cilët janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë të gjitha çështje të një diskutimi dhe një debati demokratik”, tha Rama ditën e djeshme.

Postimi i plotë i SPAK:

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.

147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.

Raporti i të paraburgosurve:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.

Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result