Tërmet në Kukës e Peshkopi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.

Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8, raporton Tch.

Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndier edhe në Tiranë dhe Shëngjin.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki”, ka thënë ministria shqiptare e Mbrojtjes.

Share This Article