ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 1 minute ago
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit 5 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë 12 minutes ago
Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë 14 minutes ago
“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet 16 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Britani, shkalla e vdekjeve nga kanceri 60 për qind më e lartë në zonat më të varfra

albnews by albnews
22 February, 2025
in Shendetesi, UK
0
Britani, shkalla e vdekjeve nga kanceri 60 për qind më e lartë në zonat më të varfra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkalla e vdekjes nga kanceri në Britani të Madhe sipas një studimi të sapo botuar është 60 për qind më e lartë në mesin e njerëzve që jetojnë në zonat më të privuara të vendit krahasuar me ata në rajonet më të pasura, transmeton Anadolu.

Gjetjet e analizës së kryer nga shoqata bamirëse “Cancer Research UK” zbulojnë një pabarazi të madhe në Britani midis rajoneve të pasura dhe atyre më të privuara, me 28.400 vdekje shtesë nga kanceri për çdo vit në vendet e privuara, shifër ekuivalente me 78 vdekje për çdo ditë.

RelatedPosts

King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Titujt e Gazetave ne Uk

Për të gjitha llojet e kancerit, shkalla e vdekshmërisë në zonat më të varfra është 337 vdekje në 100 mijë njerëz, krahasuar me 217 vdekje në 100 mijë njerëz në zonat më të pasura, duke e bërë këtë shifër pothuajse 1.6 herë më të lartë.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i këtyre vdekjeve, me një shkallë të vdekshmërisë pothuajse tre herë më të lartë në zonat më të privuara. Raporti thekson duhanin si kontribuuesin kryesor të kancerit, me normat e pirjes së duhanit në komunitetet më të varfra të paktën tre herë më të larta se në komunitetet më të pasura.

Shoqata bamirëse “Cancer Research UK” zbuloi dallime të mëdha në qasjen në kujdesin ndaj kancerit pasi pacientët në zonat më të privuara të Anglisë kanë deri në një të tretën më shumë gjasa të presin më shumë se 104 ditë për trajtim pas një referimi urgjent.

Përveç kësaj, ata kanë 50 për qind më shumë gjasa për t’u diagnostikuar pas paraqitjes së simptomave si një rast urgjent, sesa përmes metodave të mëhershme të zbulimit.

Dr. Ian Walker, drejtor ekzekutiv i politikave dhe informacionit në “Cancer Research UK”, i përshkroi këto gjetje si “tronditëse dhe të papranueshme”. “Askush nuk duhet të jetë në rrezik më të madh për të vdekur nga kjo sëmundje shkatërruese thjesht për shkak të vendit ku jeton. Këto shifra janë tronditëse dhe të papranueshme, por më e rëndësishmja, ato janë të shmangshme”, tha ai.

Shoqata bamirëse i bëri thirrje Britanisë të ndërmarrë veprime urgjente për të trajtuar këto pabarazi shëndetësore duke investuar në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm dhe në qasjen në kohë në trajtim, veçanërisht në zonat e privuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

9 November, 2025
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

9 November, 2025
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë

9 November, 2025
Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result