Vdes Bajram Qerkini, zëri i palodhshëm në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka vdekur kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Varrimi i Qerkinit do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej 26 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 

Share This Article