Frank G. Wisner II negocioi statusin, shuhet emisari amerikan i pavarësisë së Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frank Wisner, ish diplomati amerikan që u angazhua në negocimin e statusit të Kosovës pas luftës, është shuar në moshën 86-vjeçare.

Lajmi raportohet gjerësisht nga media si Nju Jork Times dhe Uashington Post, ndërsa bëhet e ditur se vuante nga kanceri në mushkëri.

“Në vitin 2005, administrata e presidentit George W. Bush, e emëroi atë si Përfaqësues Special në Bisedimet për Statusin e Kosovës, të cilat përfunduan me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, shkruajnë këto media duke sjellë në pah sukseset e tij diplomatike.

Wisner ishte një mbështetës i madh i Kosovës dhe në një deklaratë të tij në qershor të 2007-ës ai shprehej: “Unë e pranoj se procesi për arritjen e pavarësisë po zgjat më shumë sesa do të kishim dashur, secili prej jush ose ne amerikanët. Por është e rëndësishme që pavarësia të arrihet si rezultat i një rezolute të Këshillit të Sigurimit që do të hapë rrugën për njohjen dhe pranimin tuaj në NATO dhe në Bashkimin Europian”.

Përveç misionit që solli pavarësinë e Kosovë, ai drejtoi ambasadat e SHBA-së në mbarë botën, duke nisur nga India, Egjipti, e deri në Filipine. Ai ka shërbyer në të dyja administratat, republikane dhe demokrate, duke sjellë një stil të përbashkët në promovimin e interesave amerikane.

Share This Article