ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 3 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 3 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 3 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 9 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ekonomia amerikane një muaj pas fillimit të mandatit të Donald Trump

albnews by albnews
26 February, 2025
in Bota
0
Ekonomia amerikane një muaj pas fillimit të mandatit të Donald Trump
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emigracioni dhe ekonomia ishin ndër përparësitë kryesore të votuesve amerikanë në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Por si ndihen amerikanët tani për ekonominë një muaj pas fillimit të mandatit të Presidentit Trump? Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, Zëri i Amerikës bisedoi me disa banorë të Uashingtonit.

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara u rrit 3% në janar, por disa mbështetës të Presidentit Donald Trump në Simi Valley të Kalifornisë janë të bindur se administrata e tij përfundimisht do ta frenojë atë, përcjell A2.

RelatedPosts

Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër

Bosi shqiptar i drogës u vodhi disa ton hashash, ish-komandot e Ushtrisë Franceze e marrin peng: Ndërhyn Europol

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

“Ka një arsye që disa çmime janë rritur dhe shumë nga çmimet mund të mos kthehen kurrë në nivelet e mëparshme. Por ato nuk do të vazhdojnë të rriten pasi të rregullojmë ekonominë”, tha për Zërin e Amerikës Jeff Mirliss, mbështetës i Presidentit Trump.

“Një ditë më parë pagova më shumë për karburant, por kjo nuk ka rëndësi për mua, sepse në të ardhmen e di që fëmijët e mi do të përfitojnë në një farë mënyre dhe ekonomia jonë do të rritet”, thotë Rebecca Jusino, mbështetëse e Presidentit Trump.

Michael Bernacki minimizoi shqetësimet e disa ekonomistëve se planet e Presidentit Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve të tjera mund të rezultojnë në rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Tarifat janë të nevojshme për të siguruar marrëveshje më të drejta dhe më të mira ekonomike për gjërat që ne blejmë nga vende të tjera dhe për ato që këto vende i blejnë nga ne”, thotë Michael Bernacki, mbështetës i Presidentit Trump.

Eung Lee, pronar i një qendre të riparimit të makinave në Falls Çërç të Virxhinias, votoi për demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ai tashmë po sheh një rritje të klientëve që hezitojnë të shpenzojnë për riparimin e makinave. Nëse vendosen tarifa për pjesët e këmbimit, ai thotë se do të detyrohet të rrisë çmimet për klientët e tij.

“Unë nuk blej pjesë direkt nga Kanadaja, Meksika apo Kina, por ne kemi një ndërmjetës. Nëse ata i rrisin çmimet për mua, atëherë unë do të detyrohem t’i rrisë çmimet për klientët e mi. Përndryshe, nuk mund ta operojë biznesin”, thotë ai.

Edhe Douglas Crocker, pronar restoranti në Uashington, votoi për kandidatin e demokratëve në zgjedhjet presidenciale. Ai po bën gjithashtu ndryshime në biznesin e tij për shkak të inflacionit në rritje.

“Ne merremi me një numër blerësish të ndryshëm me shumicë dhe tani jemi të detyruar të planifikojmë për rritjen e çmimeve në buxhetin për blerjen e artikujve të nevojshëm për biznesin tonë”, thotë ai.

Constantine Stavropoulos është pronar i një restoranti në Uashington. Tarifat për artikuj si perimet nga Meksika mund ta detyrojnë atë të rrisë çmimet e ushqimeve në restorantin e tij. Megjithëse ai nuk votoi për Presidentin Trump, ai është optimist se disa politika që presidenti ka propozuar do ta çojnë ekonominë në drejtimin e duhur.

“Shpresa ime e vetme është që ai të zbatojë propozimin për të mos vendosur taksa për bakshishet e punonjësve. Kjo do të ndihmonte industrinë e restoranteve”, thotë ai.

Zoti Stavropulos do të donte të shihte një vendim të administratës së Presidentit Trump për ulur koston e energjisë, sepse kjo ndikon në koston e dergesave me kamionë të artikujve ushqimorë./ Zëri i Amerikës 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result