ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 1 minute ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 6 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 8 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 10 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 12 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Arkeologu Mehmetaj: Liqeni i Badovcit është trashëgimi arkeologjike

albnews by albnews
19 January, 2020
in Kosova
0
Arkeologu Mehmetaj: Liqeni i Badovcit është trashëgimi arkeologjike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kohën kur debati për ndërtimet përreth Liqenit të Badovcit është në kulm, arkeologu Haxhi Mehmetaj ka sjellë në vëmendje se ai duhet të mbrohet e hulumtohet si trashëgimi arkeologjike. Për ta konfirmuar këtë, ka kujtuar disa prej gjetjeve të rëndësishme që janë bërë aty, para më shumë se një gjysmëshekulli. Ndër to edhe gjurmët e vendbanimit parahistorik.

“Kur po ndërtohej penda e liqenit të Badocit për ujë të pijes, në vitet gjashtëdhjeta të shekullit XX u gjeten gjurmët e një vendbanimi të periudhës parahistorike të mijëvjeçarit të shtatë para lindjes së Krishtit (rreth 9000 vjet i vjetër). Vendbanimi përfaqësohet nga tri sëpata guri dhe nga gjurmë të blozës së shtresimeve arkeologjike”, ka shkruar Mehmetaj, në një shkrim të shkurtër, të cilin ua ka dërguar mediave të dielën pasdite, raporton Koha Ditore. Sipas tij, sëpatat janë fenomen për studimin e periudhave më të lashta të historisë së njerëzimit pasi që janë shumë të rralla.

“Sëpatat e gjetura i takojnë sëpatave të tipit të Lepenski Virit (vend zbulim në grykën e Gjerdapit), dhe dëshmojnë për përfaqësimin e epokës së proteneolitit, neolitit pa qeramikë, përkatësisht një faze ndërmjetësues në mes të mezolitit dhe të neolitit të hershëm”, ka shkruar arkeologu.

RelatedPosts

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Por gjetjet nuk përfundojnë me kaq.

“Edhe në shtratin e liqenit të Badocit sikurse në rrethinën e liqenit gjatë gërmimeve arkeologjike dhe vëzhgimeve të terrenit, janë gjetur dëshmi të periudhës së bronzit, periudhës së antikitetit dhe të mesjetës”, ka shkruar ai.

Arkeologu me përvojë tash në pension, shkrimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë e njërit prej artefakteve të gjetura në Badovc. Bëhet fjalë për byzylykun nga pasta e qelqit që daton prej shekullit X pas Krishtit.

Këto kërkime arkeologjike, sipas arkeologut me përvojë, janë mesazh i qartë.

“Kanë dëshmuar që liqeni i Badocit më rrethinë është trashëgimi arkeologjike e cila duhet të hulumtohet dhe të mbrohet”, ka thënë Mehmetaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result