ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 1 minute ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 6 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 8 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 10 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 12 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

‘Der Standard’: Kosova drejt zgjedhjeve nëse s’ka qeveri deri më 24 shkurt

albnews by albnews
20 January, 2020
in Kosova
0
‘Der Standard’: Kosova drejt zgjedhjeve nëse s’ka qeveri deri më 24 shkurt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta austriake “Der Standard”, i ka kushtuar një artikull situatës politike në Kosovës.

Është e paqartë nëse qeveria e re do të formohet pasi Albin Kurti ka 15 ditë për të vendosur, shkruan ‘Der Standard’, në një artikull dedikuar aktualitetit politik në Kosovë në mesin e ngërçit politik të krijuar për shkak të mos pajtimeve LVV-LDK për arritjen e një marrëveshje finale.

RelatedPosts

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Gazeta austriake shkruan se presidenti Hashim Thaçi, të shtunën e porositi shefin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, që të krijojë qeverinë e re.

‘Der Standard’ përmend afatin ligjor për mandatimin e qeverisë e që është 15 ditë dhe nëse nuk formohet qeveria, atëherë do të pasojnë zgjedhjet e reja.

“Sidoqoftë, kjo gjithashtu ndodh nëse qeveria nuk është formuar 60 ditë pasi të jetë formuar parlamenti. Kjo periudhë zgjat deri më 24 shkurt”, përkujton gazeta austriake në artikullin e saj.

‘Der Standard’, shkruan se VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje vetëm sa i përket pozitës së presidentit të vendit dhe me gjithë negociatat tremuajshe një koalicion qeveritar ende nuk është arritur.

VV ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit 29 ulëse, ndërsa LDK një më pak, duke krijuar kështu një “shumicë të ngushtë”, përkujton gazeta austriake.

Thaçi ka justifikuar vendimin e tij, duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë.

“Palët janë përgjegjëse për zgjidhjen e bllokadës”, citohet presidenti i Kosovës.

Sipas Thaçit, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

VV dhe LDK mund të krijojnë një aleancë qeveritare me përfaqësuesit e pakicave etnike, përfshirë Listën Serbe të Beogradit.

Bisedimet për koalicionin qeveritar midis Vetëvendosjes dhe LDK kishin ngecur javë më parë për shkak të kërkesës së LDK-së për të marrë postin e presidentit pasi të mbarojë mandati i Thaçit.

Vetëvendosje e hodhi poshtë kërkesën, por ishte e gatshme ta linte LDK-në të marrë gjashtë nga pesë ministritë që ishin rënë dakord më parë për qeverinë e ardhshme.

Nga ana e saj, Lidhja Demokratike kundërshtoi ofertën. Të dy partitë ranë dakord menjëherë pas zgjedhjeve se qeveria e re duhet të kishte vetëm dymbëdhjetë ministra. Duket gjithashtu se nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me programin e qeverisë.

Sipas Kushtetutës, kryeministri i caktuar duhet të paraqesë qeverinë e tij në Parlament brenda 15 ditësh.

Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, kreu i shtetit duhet të propozojë një kandidat të ri për postin brenda dhjetë ditëve të tjera.

Nëse as kështu nuk arrin të formohet qeveria, do të ketë zgjedhje të reja. Sidoqoftë, kjo gjithashtu ndodh nëse qeveria nuk është formuar 60 ditë pasi të jetë formuar parlamenti.

Kjo periudhë zgjat deri më 24 shkurt, përfundon artikulli i gazetës ‘Der Standard’.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result