Shumë kafshët janë më të zgjuara nga se ne njerëzit i kishim menduar. Marrim këtu shembullin e një papagalli i vili theu Rekordin Botëror Guinness për identifikimin e një numri të madh artikujsh.
Biologët e Universitetit të Parmës në Itali kanë zbuluar se qentë përveç të lehurave, kanë dhe një mënyrë “sekretet” të të komunikuarit me njerëzit dhe njëri-tjetrin për nevojat e tyre. Qentë përdorim përpëlitjen e syve për të komunikuar. Tek qentë shtëpiakë kjo është formë komunikimi e cila luan një rol të madh në sjelljen e tyre sociale me njerëzit.
Zbulimi u bë pasi ekipi i studiuesëve morri nën vëzhgim 47 qen, nga ku 26 prej tyre ishin femra dhe 21 meshkuj. Nga vëzhgimet u pa se përveç shikimit me vëmendje, lëpirjes me gjuhë, qentë pulitnin sytë për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Pulitja e syve shtohej kur qentë shikonin në kompjuter qen të tjerë që pulitnin sytë, kjo ishte një formë imitimi. Por, nga ana tjetër ekspertët i dhanë dhe një interpretim tjetër. Sipas tyre, qentë pulitnin sytë për t’u treguar të tjerëve se nuk ishin agresivë.
Tek qentë, mbyllja e syve është konsideruar si një sjellje qetësuese e përdorur për të shprehur qëllime jo agresive, për rrjedhojë sinkronizimi i saj brenda një grupi mund të jetë një shenjë e një komunikimi ose mirëkuptimi të ndërsjellë.