Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban sulmoi ashpër miliarderin Xhorxh Soros ndërsa theksoi se pavarësisht goditjes së fortë që ka marrë nga administrata Trump, nuk duhet nënvlerësuar.
Gjatë një fjalimi ai tha se perandoria Soros ka dy krerë dhe një bazë në Hungari.
Kreu i qeverisë hungareze tha se pas ekspozimit të USAID-ut dhe ndërprerjes së fondeve, duhen lëvizje të planifikuara mirë për të shpërbërë perandorinë Soros të cilën e akuzoi për blerje të shoqërisë civile, gazetarëvem gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve e burokratëve.
“Edhe pse kundërshtarët tanë janë plagosur rëndë dhe për herë të parë shoh frikë në sytë e tyre, kjo është hera e parë ku ata janë detyruar të tërhiqen, nuk duhet kurresi t’i nënvlerësojmë. Ne mund të përparojmë vetëm përmes disiplinës dhe manovrave të planifikuara mirë. Të shohim çfarë na duhet të bëjmë. Perandoria ka dy krerë dhe një bazë. Një kokë në Uashington dhe një në Bruksel dhe një bazë këtu në Budapest. Ne e dimë këtë sepse amerikanët kanë hedhur skeletin nga dollapi, kanë ekspozuar dhe bërë publike makinerinë USAID, të korruptuar deri në fyt dhe represive, që ka pompuar miliarda dollarë nga buxheti i SHBA-së te pseudoorganizatat e shoqërisë civile kanë blerë gazetarë, gjyqtarë e prokurorë, politikanë, fondacione, burokratë.” – tha Orban.
Kryeministri hungarez shtoi më tej se makineria gjigante ka operuar mespërmes vendeve perëndimore duke çuar përpara axhendën e saj.
Orban nënvizoi se kjo makineri e fuqishme u ndërtuar për të thyer, shkërmoqur e gërryrer kombet e lira dhe pavarësinë e tyre.
“Një makineri gjigante që ka operuar opinionin e diktaturës liberale dhe shtypjne politike mespërmes botës perëndimore, përfshirë Hungarinë. Kjo shtë e vërteta. Në fund doli se asgjë nuk ishte ajo që thuhej se ishte Tolranca, diversiteti, sensibilizimi, shoqëria civile, mundësitë e barabarta, sundimi i ligjit, të gjitha. Doli të ishte saktësisht ajo që ne hungarezët e kemi thënë se ishte: Një makineri pushteti e fuqishme dhe financiare që u krijuar për të shtypur, shkërmoqur dhe gërryer lirinë dhe pavarësinë e kombeve në mënyrë që perandoria të mund të mbijetojë. Perandoria lart, kombet poshtë, derisa të marrin frymën dhe rendi i përjetshëm i perandorisë të vuloset.”- tha Orban.