Kurti fton LDK-në për marrëveshje

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e njoftimit të dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ka treguar se edhe këtë veprim e ka bërë pa pasur një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, parti të cilën e ka ftuar t’i kthehet tavolinës së bisedimeve.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Kurti ka thënë se më vendi s’mund të kthehet në vitin 2019, duke ritheksuar se caktimi i Glauk Konjufcës si kryeparlamentar është vendim i pakthyeshëm për partinë e tij.

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër si subjekt fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi dashur ta dërgojmë te presidenti, pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive të Kuvendit, më 26 dhjetor, shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te presidenti. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët. E theksoj përsëri: Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata nuk e kanë propozimin ofertën tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja ‘merre ose lëre’ do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkëte dhe arritjen e marrëveshjes sonë”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV-ja tashmë ka nisur me “çlirimin nga kapja e vendit”.

“Ne, si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak. E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, ka përfunduar Kurti.

Share This Article