Portieri i parë i Manchester Cityt, Ederson Moraes mund të largohet nga klubi këtë verë.
Sipas burimeve nga Football Insider, disa klube nga Superliga e Arabisë Saudite – Al Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad – janë të interesuara për nënshkrimin e 31-vjeçarit.
Ederson thuhet se për momentin, ka shumë gjasa që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, ndërsa Arabia Saudite mendohet të jetë destinacioni.
Kontrata aktuale e brazilianit me Cityn skadon në verën e vitit 2026, kështu që klubi po mendon ta shesë atë në kohë për të siguruar një tarifë transferimi në vend që ta lërë të largohet falas.
Ederson iu bashkua Manchester Cityt nga Benfica në verën e vitit 2017 për 40 milionë euro, duke u bërë portieri kryesor i skuadrës.
Që atëherë, ai ka bërë 360 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar shumë trofe vendas dhe Ligën e Kampionëve.