Thirrje artistëve, komuna e Ulqinit kërkon një shtatore për Skënderbeun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuna e Ulqinit në Mal të Zi, prej vitesh shqipfolëse, pas librarisë në shqip, kinemave e festivaleve që jehojnë shqip, hap thirrjen ndërkombëtare për skulptorët. kërkojnë ide sa më kreative për realizimin e një shtatoreje të heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeut.

Drejtuesit e komunës kanë përcaktuar tanimë edhe vendin ku shtatorja do të vendoset, Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të duhet të qëndrojë krenar në bulevardin që mban edhe emrin e heroit tonë kombëtar.

Këtë pranverë pritet të zgjidhet projekti artistik fitues që do të vlerësohet dhe votohet nga 5 anëtarë jurie, të cilët edhe pse do të zgjedhin vetëm një prej tyre për të realizuar, do të shpërblejnë financiarisht edhe dy idetë e tjera më të mira, për artistët që kanë kohë të bëhen pjesë e këtij misioni artistik deri më 29 prill kur është edhe afati i fundit i dorëzimit të ideve kreative.

Share This Article