Mourinho për akuzat për racizëm: Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho ka adresuar akuzën për racizëm të bërë ndaj tij nga Galatasaray.

Duke folur për Sky Sports News, Mourinho këmbënguli se ai qëndroi i qetë gjatë gjithë polemikave, duke besuar se akuza rezultoi e kundërt.

“Ata nuk ishin të zgjuar në mënyrën se si më sulmuan, sepse nuk e dinin të kaluarën time”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ata nuk i dinin lidhjet e mia me Afrikën, me njerëzit afrikanë, lojtarët afrikanë dhe organizatat bamirëse afrikane. Kështu që në vend që të dilnin kundër meje, unë mendoj se u bë bumerang dhe shkoi kundër tyre”.

Duke mohuar me vendosmëri çdo qëllim racist, Mourinho shtoi se racizmi nuk hyn te vetitë e tij të këqija.

“Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre. Pikërisht e kundërta! Gjëja më e rëndësishme është që unë e di kush jam dhe sulmi që më akuzuan për racizëm ishte një zgjedhje e keqe”, përfundoi portugezi.

Debati erdhi nga komentet e Mourinhos pas ndeshjes pas derbit të Stambollit, ku ai akuzoi bankinën e Galatasarayt se “kërcyen si majmunët” në një përpjekje për të përjashtuar Yusuf Akcicek. 

Share This Article