Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kurshanec, teksa fëmijët ishin të moshës 3, 7 dhe 9 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë, teksa policia ka nisur hetimet.