• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

by albnews
8 March, 2025
in Bota, Opinion
0
14
VIEWS

Nga Julian Evans / The Daily Telegraph

Zakonisht, agjencia Qendrore e Inteligjencës së ShBA-së (CIA) nuk ndërlidhet me bujarinë. Presidenti [Harry S.] Truman deklaroi në mënyrë të famshme se nuk do të kishte pranuar kurrë krijimin e saj në vitin 1947, “nëse do ta kisha ditur se do të shndërrohej në një Gestapo amerikane”. Mbështetja e saj për grushtet e shtetit – në Iran më 1953, në Guatemalë në vitin pasues, në Kili më 1973 – si dhe financimi i pushtimit të Gjirit të Derrave [Kubë] më 1961 dhe i kontrabandistëve nikaraguanë në vitet ’80 të shekullit XX, përfshirë taktikat e fshehta, si vrasjet politike dhe përgjimet e brendshme, e kanë lënë CIA-n me një reputacion të diskutueshëm.

Pikërisht për këtë arsye është befasi të lexosh, në librin e Charlie Englishit, Klubi i leximit i CIA-s [The CIA Book Club], se gjatë dekadës të fundit vendimtare të Luftës së Ftohtë, CIA drejtoi një “program librash” në shkallë të gjerë, duke kontrabanduar literaturë të ndaluar perëndimore në një nga frontet e saj më të rëndësishëm – në Poloni. Ky operacion ishte shumë më tepër se një akt bamirësie; ai luajti një rol përcaktues në triumfin e demokracisë në Evropën Lindore, ndoshta edhe në shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik.

Historia filloi dy dekada më parë. Të rinjtë në Poloninë e viteve ‘60 të shekullit XX ishin të bombarduar me propaganda komuniste, por ende ruanin një pjesë të vetëbesimit intelektual të rinisë perëndimore. Shumë prej tyre nuk kishin parë kurrë literaturë të pacensuruar; megjithatë, ata ishin të vetëdijshëm se jetonin në një botë të dominuar, si i gjithë blloku lindor, nga një “shtyp i rremë” që nuk mund të raportonte të vërtetën, nga “radio dhe televizione të rreme” që nuk trajtonin problemet e Polonisë, si dhe nga “arti i rremë” që ishte i shkëputur nga realiteti.

Kur opozita polake ndaj komunizmit filloi të shfaqej në mes të viteve ’70 të shekullit XX, tre persona u bënë veçanërisht të rëndësishëm. Një grua e re, Teresa Bogucka, kishte një kopje në polonisht të 1984-shit [Nineteen Eighty-Four] të George Orwellit, të cilën babai i saj e kishte kontrabanduar nga Parisi. Miqtë e saj u mahnitën dhe u tronditën nga saktësia e romanit në përshkrimin e jetës së tyre. Teresa pati idenë për të krijuar një “bibliotekë fluturuese” me libra të pacensuruar. Deri në vitin 1978, ajo kishte mbledhur 500 tituj. Librat qarkullonin vazhdimisht dhe mund të gjendeshin vetëm rastësisht; sa herë që SB-ja – policia sekrete e Polonisë – e arrestonte Teresan, nuk gjenin kurrë prova të “krimeve” të saj.

Nga këndvështrimi i Perëndimit, një përballje ushtarake përtej Perdes së Hekurt ishte e pamundur – një përplasje e tillë do të çonte në shkatërrim bërthamor. Lufta, për këtë arsye, bëhej për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Qysh në vitin 1949, CIA financoi kontrabandimin e librave në Poloni, duke përdorur dosjet telefonike të Evropës Lindore për t’i dërguar ato drejtpërdrejt te njerëzit. Në vitin 1975, ajo krijoi “Qendrën Ndërkombëtare të Letërsisë” [International Literary Centre] – vëreje drejtshkrimin britanik [fjala “centre”] për të shmangur dyshimet – me qendër në Manhattan dhe të drejtuar nga George Minden. Askush nuk e kuptonte më mirë këtë mision se Mindeni, një studiues shumë i arsimuar dhe i internuar nga vendlindja e tij, nga Rumania, pasi sovjetikët konfiskuan fushat e tij të naftës. Zgjerimi i rrjetit të tij – i përbërë nga botues, filantropë dhe mërgimtarë të tjerë – filloi të kontrabandonte miliona tituj të ndaluar në Poloni dhe në vende të tjera, me autorë që shkonin nga Hannah Arendt deri te Agatha Christie.

Luftëtari i tretë për të vërtetën ishte Mirosław Chojecki, një botues i ri polak i cili, deri në pranverën e vitit 1980, ishte arrestuar 43 herë. I trajnuar si fizikan bërthamor, Chojecki nuk ishte shumë i lexuar, por e dinte se komunizmi po i gënjente. Të dy prindërit e tij kishin luftuar në Ushtrinë Atdhetare [Armia Krajowa] partizane polake dhe gatishmëria e tij për të mbrojtur të vërtetën – e cila e çoi në burg dhe në një grevë urie 33-ditore – u bë frymëzim për polakët e tjerë.

Por, historia nuk ndjek kurrë një rrugë të këndshme. Klubi i leximit i CIA-s është më i fuqishëm kur tregon në detaje – ndonjëherë në mënyrë tepër të hollësishme – se si represioni në Poloninë e viteve ‘70 të shekullit XX çoi në krijimin e sindikatës Solidariteti [Solidarność] në vitin 1980. Charlie English, një ish-redaktor ndërkombëtar i lajmeve, arrin ta mbajë të kontrolluar kompleksitetin e kësaj drame me shumë shtresa. Dhe, megjithëse ligji ushtarak, i imponuar 18 muaj më vonë, solli një dekadë tjetër shtypjeje, librat – së bashku me shtypshkronjat, letrën dhe ngjyrën – vazhduan të kontrabandoheshin fshehurazi në Poloni në sasi industriale. Në fund, rezultatet ishin vendimtare. Disidenti polak Adam Michnik pohoi se “ishin librat ata që fituan luftën … Na lejuan të mbijetonim dhe të mos çmendeshim”.

Mbetet e paqartë ajo që vetë CIA besonte për rolin e “klubit të librave” të saj në rrëzimin e komunizmit. Në CIA, konsensusi ishte se furnizimi me armë i muxhahedinëve afganë, të cilët po rezistonin kundër pushtimit sovjetik në atë kohë, ishte faktori vendimtar për përfundimin e Luftës së Ftohtë. Por, në vitin 1991, kur Mindeni shkroi raportin e tij të fundit përpara se të jepte dorëheqjen, Qendra Ndërkombëtare e Letërsisë kishte shpërndarë pothuajse dhjetë milionë libra, revista dhe kaseta në Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari, në një periudhë prej 35 vjetësh. Ky ishte një operacion me rëndësi të madhe kulturore dhe, në fund politike, me pak ose aspak pasoja anësore, ndërsa kushtoi shumë më pak se furnizimi me mijëra tonë armë për luftëtarët militantë islamikë në Afganistan.

Në fund, gjithçka që mund të thuhet është se edhe nëse CIA ka qenë aq e kritikuar, e pamëshirshme dhe e pakontrolluar, siç e kanë përshkruar kundërshtarët e saj, përpjekjet e saj të habitshme për të fituar Luftën e Ftohtë, me libra, dëshmojnë një shprehje të vjetër se edhe një ketër i verbër herë pas here gjen një arrë. Në këtë rast, ishte arra ajo që theu thyesin e arrës. /Telegrafi/

Previous Post

Ushtria Europiane: Të gjitha skenaret e planit të ri gati 1 trilion euro

Next Post

“Nuk më foli tre muaj për një ofendim”, bashkëlojtari tregon historinë qesharake me Messin

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!
Opinion

Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!

6 July, 2025
Next Post
“Nuk më foli tre muaj për një ofendim”, bashkëlojtari tregon historinë qesharake me Messin

“Nuk më foli tre muaj për një ofendim”, bashkëlojtari tregon historinë qesharake me Messin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM