Dëmtim i frikshëm për Rey Manaj! Sulmuesi i kombëtares del nga fusha me ambulancë pas goditjes në kokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Turqia për kombëtaren shqiptarë të futbollit, në prag të nisjes së kualifikueseve të botërorit.

Sulmuesi Rey Manaj ka marrë një dëmtim të rëndë, teksa po aktivizohej me skuadrën e tij, Sivaspor. Në minutën e 9-të të sfidës, ai është përplasur kokë më kokë me mbrojtësin e Goztepe. Më pas Manaj është larguar nga fusha me ambulance, për të marrë shërbim më të specializuar.

https://twitter.com/hattrickftbl/status/1898688074294435951

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Sulmuesi u zëvendësua nga Simiç dhe sfida aktualisht është 0-1 në favor të miqve.

Shqipëria pritet të përballet më 21 mars me Anglinë dhe më 24 mars me Andorën, në kudër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Deri më tani, Silvynho do duhet të bëjë pa Elseid Hysaj i cili është i dëmtuar, teksa për Manaj priten njoftime të mëtejshme.

Share This Article