ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 40 minutes ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 2 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 2 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 2 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Trump la pa fonde programet e USAID-it në Shqipëri, zbulohet lista e plotë

albnews by albnews
12 March, 2025
in Albania, Bota
0
Trump la pa fonde programet e USAID-it në Shqipëri, zbulohet lista e plotë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata Trump ka mbyllur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke eliminuar shumicën dërrmuese të programeve të agjencisë, ndërkohë që pjesa e mbetur do kalojnë në varësi të Departamentit të Shtetit.

Shkurtimet gjithëpërfshirëse do të prekin dhjetëra miliarda dollarë në ndihma që Shtetet e Bashkuara u ofrojnë vendeve në zhvillim.

RelatedPosts

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

USAID-i ka qenë agjencia më e madhe në botë e ndihmës së huaj, me projekte me vlerë rreth 43 miliardë dollarë në vitin 2023.

Albanian Post shqyrtoi një kopje të një dokumenti prej 368 faqesh që tregonte listën më të gjerë deri më sot të mijëra programeve dhe kontratave të USAID-it që janë anuluar.

Kjo, pasi presidenti Donald Trump më 20 janar njoftoi një ngrirje gjithëpërfshirëse të pothuajse të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-ve për të siguruar që financimi ishte në përputhje me politikën e tij “Amerika së Pari”.

Më 10 mars, sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se kishte anuluar zyrtarisht 83 për qind të kontratave të USAID-it dhe se Departamenti i Shtetit do të administronte rreth 1 mijë programet e tij të mbetura.

Pete Marocco, i emëruari i administratës Trump, i vendosur në krye të USAID-it, tha në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 26 shkurt se 5 mijë e 800 programe të USAID-it u ndërprenë dhe 500 u mbajtën, duke regjistruar një mospërputhje midis shifrave të Rubio-s dhe Marocco-s.

Cilat programe të USAID-it janë ndërprerë në Shqipëri?

Programi i parë, i cili është prekur nga ndërprerja, është “Digjitalizimi dhe Rezistenca e Infrastrukturës Kritike të USAID-it (CIDR)”, e cila merret me shërbimet e testimit të penetrimit të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Shuma e kontratës së ndërprerë është 29 milionë e 997 mijë e 925 dollarë.

Një tjetër projekt që përfshin edhe vendin tonë është ai i titulluar Connect for Growth (C4G), i cili përmirëson sigurinë energjetike në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Shuma e kontratës së ndërprerë është 24 milionë e 994 mijë e 550 dollarë.

Mes programeve të ndërprera, janë edhe tre kontrata të Programit Rajonal për Mbështetjen e IDIQ-së (i papërcaktuar-dorëzimi, e papërcaktuar-sasia – ed.).

Bëhet fjalë për IDIQ-në nga Zyra Rajonale e Përvetësimit dhe Asistencës e USAID-it (ROAA) në Misionin e USAID-it në Kosovë.

Ky IDIQ ofronte shërbime mbështetëse programore për misionet e USAID-it në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Dy prej kontratave kishin vlerë 20 milionë dollarë (secila) ndërsa e treta 50 mijë dollarë.

Një tjetër aktivitet i USAID-it që mbështeste komunitetet e cenueshme nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, do të ndërpritet referuar dokumentit të autoriteteve amerikane.

Bëhet fjalë për mekanizmat lokalë të reagimit institucional (qendrat e rezistencës), të cilat janë mbështetur për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave, sigurisë dhe përfshirjes së grave dhe burrave të margjinalizuar… duke përfshirë mbështetjen për të mbijetuarit e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore.

Shuma e kontratës së ndërprerë është 3 milionë dollarë.

Një tjetër projekt, i cili është ndaluar, është ai i Disability Inclusive Disaster Action (DIDA) në Shqipëri, i financuar deri më tani nga USAID.

Qëllimi i përgjithshëm i aktivitetit ishte që të forconte sistemin gjithëpërfshirës të menaxhimit dhe reagimit ndaj katastrofave të ndryshimeve klimatike në nivel qendror dhe lokal me fokus të veçantë tek Personat me Aftësi të Kufizuara.

Shuma e kontratës së ndërprerë është 900 mijë dollarë.

Autoritetet amerikane kanë ndërprerë gjithashtu edhe një kontratë 50 mijë dollarëshe, e cila ndihmonte sektorin publik të Shqipërisë që “të përmirësonte kontrollet e brendshme financiare, të parandalonte korrupsionin nëpërmjet zbatimit më të mirë të kontratave dhe të rriste përgjegjshmërinë dhe transparencën në prokurimet publike”.

Fondet e SPAK-ut në dorë të DASH-it?

Dokumenti nuk e përmend Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka pasur një mbështetje shumë të gjerë dhe të fortë nga administrata amerikane prej krijimit të saj, duke marrë ndihma si financiare ashtu edhe logjistike.

“Çdo program iu nënshtrua një rishikimi me qëllim ristrukturimin e asistencës për t’u përafruar me prioritetet e politikave të administratës”, deklaroi më parë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Albanian Post.

“Programet që u shërbejnë interesave të kombit tonë do të vazhdojnë. Megjithatë, programet që nuk përputhen me interesin tonë kombëtar nuk do të vijojnë”, përmbylli zyrtari i DASH-it.

Ishte pikërisht Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), e cila mbështeti krijimin e një Strukture të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe verifikimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Me asistencën INL të zbatuar nga Zyra e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT) dhe Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin Hetues Kriminalistik (ICITAP), SPAK lufton korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar dhe ndihmon në ndryshimin e kulturës së gjatë të pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, lexohet në njërën prej shkresave zyrtare të DASH-it.

Vetëm në vitin 2020, kjo agjenci brenda DASH-it ka lëvruar 5.3 milionë dollarë të dedikuara për SPAK-un, nga fondet e koordinuara me USAID-in për reformën në drejtësi.(Albanian Post)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result