Mësohen emrat e propozuar si kandidatë për deputetë në kryesinë e Partisë Demokratike, e cila është mbledhur pak orë para afatit përfundimtar të dorëzimit të tyre në KQZ.
Lista e mbyllur e PD-së për Qarkun e Tiranës
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Jozefina Topalli
Erisa Xhixho (PL)
Tedi Blushi (PL)
Mesila Doda (PDIU)
Klevis Balliu
Fatmir Mediu
Besart Xhaferri
Lista e mbyllur të PD-së për Qarkun e Elbasan
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto (PL)
Klodiana Çapja
Blendi Himçi
Aurel Bylykbashi
Lista e mbyllur e PD-së për Qarkun e Shkodrës
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti
Lista e mbyllur e PD-së për Qarkun e Korçë
Ivi Kaso
Bledion Nallbati
Ledina Alolli
Lista e mbyllur e PD-së për Qarkun e Vlorës
Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule
Lista e PD-së për Qarkun e Fier
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Eduart Sharka
Brunilda Haxhiaj (PL)
Saimir Korreshi
Lista e PD-së për Qarkun e Durrës
Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Manjola Luku
Artan Luku (Kandidat nga PAA)
Igli Cara
Lista e PD-së për Qarkun e Lezhës
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Lista e PD-së për Qarkun e Beratit
Enno Bozdo
Zija Ismaili
Lista e mbyllur e PD-së për Qarkun e Gjirokastrës
Tritan Shehu
Lista e PD-së për Qarkun e Dibrës
Xhelal Mziu
Denisa Vata
Lista e PD-së për Qarkun e Kukësit
Flamur Hoxhaj
Para nisjes së mbledhjes së kryesisë, Sali Berisha u shpreh se lista e PD për këto zgjedhje do të jetë vendimmarrja më e rëndësishme të këtij 4-vjeçari.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore. Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite. Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar.
Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë”, tha Berisha.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po i cakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri. “Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë të botës së krimit apo kushërinj, kushërira, etj, etj. Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista. Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër. Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu”, tha ai.