• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 3, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Balla: Rikthimi i opozitës në tryezën e dialogut, reflektim pozitiv

Balla: Rikthimi i opozitës në tryezën e dialogut, reflektim pozitiv

by albnews
20 January, 2020
in Albania
0
1
VIEWS

“Përmbyllja e Reformës Zgjedhore është prioriteti i parë i këtij sesioni parlamentar për të gjithë ne deputetët majtas dhe djathtas”.

Kështu deklaroi sot, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në çeljen e sesionit të ri parlamentar. Balla tha se viti 2020 nisi me një qasje të re të disa prej partive të opozitës ndaj institucioneve demokratike legjitime në vend.

“Edhe pse i vonuar, me shumë muaj e shumë energji të humbura kot, ndryshimi 180 gradë i qasjes së opozitës duke u rikthyer në tryezën e dialogut, është një reflektim pozitiv”, tha Balla.

“Shqipëria ka nevojë që opozita ta ketë kuptuar përfundimisht se kursi i dhunës dhe moskompromisit nuk janë zgjidhja e duhur, por e gabuar”, tha Balla.

Balla shtoi se, “Kuvendi me votën e shumicës dhe të opozitës ia ka krijuar prej muajsh mundësinë opozitës jashtë parlamentare që të ketë një vend në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore”.

“Përmes vendimit të Kuvendit të vitit 2019, këtij përfaqësuesi ju krijuan ligjërisht kushtet që kishte të drejta të barabarta me bashkëkryetarët nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, përfshirë të drejtën e vetos”, shtoi Balla.

“Opozita jashtëparlamentare deri më tani e kishte refuzuar Komisionin Parlamentar të Reformës ashtu sikurse dhe vendin e caktuar përmes vendimit të Kuvendit”, u shpreh Balla.

“Ekspertët e Komisionit Parlamentar të Reformës kanë paraqitur deri më tani të gjithë amendamentet që trajtojnë çështjet e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”, nënvizoi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjithsesi, tha Balla, “Komisioni nuk kaloi asnjë amendim në votim, me synim për ti’ krijuar të gjitha mundësitë edhe opozitës jashtëparlamentare që të gjejë një mekanizëm se si të kontribuojë e të japë konsensusin e saj për reformën”.

Falë reflektimit, shtoi Balla, “opozita jashtëparlamentare u ul javën e shkuar në një tryezë me bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës zonjën Hajdari dhe zotin Gjiknuri dhe të pranojë të kontribuojë në punën e këtij komisioni për të përmbyllur reformën brenda 15 Marsit 2020, duke shfrytëzuar kështu hapësirën ligjore që u ishte krijuar që me Vendimin e Kuvendit të vitit 2019”.

“Draftet e propozuara nga ekspertët në Komision, të diskutohen edhe në tryezën politike që përfshin jo vetëm Komisionin por edhe përfaqësuesit nga opozita jashtëparlamentare PD dhe LSI”, tha Balla.

Balla u shpreh se, “draftet e dakordësuara në këtë nivel do të kalojnë detyrimisht sipas rregullores dhe Kushtetutës, më tej rrugën institucionale parlamentare përmes Komisionit Parlamentar dhe Seancës”.

Pra, shtoi Balla, “qartësisht, si edhe në të gjitha rastet e Reformës Zgjedhore, kujtoj këtu vitin 2012, puna e Komisionit të reformës asistohet me një mekanizëm ku përthithet kontributi dhe dakordësia e çdo partie politike për një proces reforme sa më konsensuale”.

“I gjithë kuadri i mekanizmit të dakordtësuar në marrëveshjen e javës së shkuar nuk përbën një procedurë ekstra por përforcon atë çka është e shkruar që në Vendimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore në 2017 dhe amendimin e këtij vendimi të vitit 2019 ku ju krijua hapësira ekstra për opozitën jashtëparlamentare”, tha Balla.

15 mars është afati i fundit, theksoi Balla, teksa shtoi se, “një ditë më parë më 14 mars jeni të gjithë të ftuar në Elbasan, në kryeqytetin e Ditës së Verës”.

“Ndërsa puna për Reformën Zgjedhore duhet të vijojë e ku këshilla ime nga eksperienca, do të ishte sa më shumë punë e sa më pak lajme”, tha Balla.

Gjithashtu Balla u ndal dhe tek prioritet kyçe për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021 ku deklaroi se do t’i kërkojmë shqiptarëve besimin për një mandat të ri qeverisës.

“Shumica jonë parlamentare do të mbështesë Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij në 8 prioritete kyçe deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021, e ku do t’i kërkojmë shqiptarëve besimin për një mandat të ri qeverisës”, tha Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se, rindërtimi është prioriteti i parë kyç teksa i dyti është përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla tha se, “këtu në Kuvend do të duhet të përmirësojmë bazën ligjore në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“E përsa i përket të dytës ne do të mbështesim ndryshimet e nevojshme ligjore të konsultuara me partnerët tanë për t’i dhënë  Policisë së Shtetit atribute të mjaftueshme ligjore për një luftë me efektivitet të lartë kundër krimit të organizuar”, tha Balla.

“Viti 2020, duhet të mbahet mend si viti i vënies përpara lupës së ligjit të çdo pasurie që buron nga krimi e nga trafiqet e çdo lloji. Për këtë, ne jemi gati për ofensivën më shembullore ndaj botës së krimit dhe kapedanëve të asaj bote, të cilët do t’i përballim me Forcën e Ligjit”, tha Balla.

“Përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit është i nevojshëm për ecurinë tonë të mëtejshme dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Kush ka kryer krime dhe është dënuar, është akuzuar nga prokuroria, po i ka shpëtuar dënimit falë aleancës me KÇK-në, është hetuar apo është nën hetim, brenda ose jashtë vendit, duhet të provojë pastërtinë e burimeve të pasurisë ose duhet ta humbasë pasurinë”, tha Balla.

Si prioritet të tretë Balla renditi shërbimet online për qytetarët. Prioritet të katërt rendti infrastrukturën dhe energjinë. Ndërsa prioritet i pestë është regjimi i ri në vijën bregdetare.

Sa i përket prioritetit të gjashtë mbylljes së procesit të legalizimeve, Balla tha se, “falë ndryshimeve të mëdha ligjore që duhet të kalojmë pa humbur kohë, ne duhet të nisim të adresojmë gjatë vitit 2020, dhjetëra mijëra dosje të mbetura pezull në procesin e legalizimit të tokës a të banesës, si rezultat i bllokimeve ligjore”.

“Legalizimi i banesave, është një prej betejave të fituara që në fund të mandatit të parë qeverisës me 180.000 objekte të legalizuara.  Viti 2021 do të jetë viti i përfundimit të procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje. Në fund të këtij mandati, asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se, “rreth 100.000 objekte që nuk mund të legalizohen, për shkak të ndalimeve të drejta të ligjit, do të regjistrohen në një regjistër të veçantë në Kadastër dhe sa herë që shteti do të ketë nevojën e ndërmarrjes së projekteve të infrastrukturës, këta banorë do të dëmshpërblehen për objektin e tyre”.

Balla nënvizoi se, “viti 2020 duhet të shënohet si viti i zgjidhjes përfundimtare të problemit të pronës për dhjetëra mijëra familje në fshat, nga Veriu në Jug, të cilat nuk e gëzojnë ende titullin e pronësisë mbi tokën si pasojë e moszbatimit të ligjit 7501, në kushtet kur ato janë kthyer në kufijtë e vjetër pa asnjë konflikt me fqinjët rreth tyre. Kanë 30 vjet që presin në  tokën e stërgjyshërve dhe as e shesin dot, as aplikojnë dot për financime nga shteti ose nga institucionet financiare, sepse nuk e gëzojnë dot ligjërisht, pasi e kanë të pamundur ta regjistrojnë”.

Sa i përket prioritetit të shtatë, “Paktit për Universitetin” Balla tha se, “Qeveria do të investojë për të modernizuar universitetet tona, duke nisur nga projekti madhor për Kampusin e ri në Akademinë e Arteve, apo Kampusi Universitar në zonën e Ish-Qytetit Studenti”.

“Paralelisht, rritet mbështetja financiare për studentët shqiptarë. Deri më sot, numri total i studentëve që përfitojnë përjashtim apo reduktim të tarifës sipas kritereve të parashikuara është 88 156 studentë. Numri total i studentëve që përfituan bursë është 11 437 studentë”, përfundoi Balla./ATSH/

Previous Post

Ambasada britanike përshëndet nominimin e Kurtit për kryeministër

Next Post

Donis Avdijaj zyrtarisht i bashkohet Hearts

albnews

albnews

Related Posts

“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri
Albania

“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July, 2025
FOTO/ 35 vjet nga hyrja në ambasada
Albania

FOTO/ 35 vjet nga hyrja në ambasada

2 July, 2025
Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?
Albania

Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?

2 July, 2025
Next Post
Donis Avdijaj zyrtarisht i bashkohet Hearts

Donis Avdijaj zyrtarisht i bashkohet Hearts

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm

Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm

2 July, 2025
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

2 July, 2025
Vapa ekstreme rrezikon Botërorin e vitit të ardhshëm, FIFA gati të marrë vendimin e rëndësishëm

Vapa ekstreme rrezikon Botërorin e vitit të ardhshëm, FIFA gati të marrë vendimin e rëndësishëm

2 July, 2025
“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5033 shares
    Share 2013 Tweet 1258
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2526 shares
    Share 1010 Tweet 632
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1945 shares
    Share 778 Tweet 486
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM