Haradinaj: Kongresi i Lushnjës, hap vendimtar për bërjen e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi Kongresin e Lushnjës në atë që sot është 100-vjetori i hapjes së punimeve të këtij kongresi.

Haradinaj tha se Kongresi i Lushnjës shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë.

Ai theksoi se shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme.

“Në fund janarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjës, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë. Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit. Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme. Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë”, shkroi Haradinaj.

Share This Article