ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Albania

Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!

albnews by albnews
25 March, 2025
in Albania, Opinion
0
Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Lutfi Dervishi

Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pranverës. E gjithë java do të jetë me shi.

RelatedPosts

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri/ Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit

Qielli është hapur, si ishin deri para pak vitesh grantet e BE -së për bujqësinë.

Shiu bie me rrëke, rrugët janë kthyer në kanale ujëmbledhëse, makinat bëjnë rafting në rrugën “Don Bosko”, Durrësi kthehet në Venecia, dhe poetët nisin vjershat me pikat e shiut…si thoshte kënga e vjetër, “E shiu pikë, pikë pikë,…”

Në këtë vend të bekuar nga natyra nga malet, lumenjtë, burimet, liqenet, detrat dhe lotët e qytetarëve, uji është kudo… përveçse në rubinet.

Ne kemi burime ujore për frymë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Kemi burime që shpërthejnë me entuziazëm, kemi lumenj që rrjedhin me dinjitet, reshje që s’kanë ndalur që nga koha e Skënderbeut, por… çezma, kjo krijesë misterioze, jeton në ankth.

Ka ditë që mbushet me ujë, dhe ditë që mbushet vetëm me zëra:

“Po vjen.”

“Do vijë sonte.”

“Ka një problem te pompa.”

“Po punohet ne rrjet.”

“Fajin e ka ngrohja globale.”

“Fajin e ka Lufta në Ukrainë.”

“Po ç’të bëj qeveria më parë.”

Premtimi për ujin 24 orë është bërë aq shpesh, aq seriozisht dhe aq bukur, sa goja e votuesit mbetet si ajo e peshkut pa ujë.

Mandati i parë: “Do bëjmë projektin. ”Mandati i dytë: “Projekti u bë, por po e përmirësojmë.”

Mandati i tretë: “Kemi arritur në 67%.”Mandati i katërt: do të keni pasaportë të BE dhe mund të pini ujë kudo në Europe”.

Por pse të pimë ujë në Europe dhe jo në Shqipëri, që është në Europë, ku:

Ka ujë që del nga toka, por jo nga tubi.

Ka ujë që përmbyt qytetin, por nuk mbush banjën.

Ka ujë që vjen në tendera, por jo në depozita.

Ka ujë për të larë ndërgjegjen politike, por jo për të larë një pjatë.

Në dokumenta dhe raporte, humbjet e ujit janë “rrjedhje teknike”.

Në shtëpitë tona, janë fatura të fryra që duhen paguar.

Shqipëria sot është vendi ku ka më shumë ujë në Instagram sesa në rubinet.

Dhe ndërkohë… bie shi.

Këpucët janë zhytur në ujë, njerëzit ecin si rosat, të lagur, të qetë dhe pa asnjë shpresë se do të vijë dita që të pinë ujë te rubineti në shtëpi.

Lutjet janë që ndonjë ditë, teksa bie shi, si sot, rubineti të ndjejë xhelozi dhe të vendosë të rrjedhë edhe ai.

Nëse jo ujë për t’u pirë, të paktën për statistikat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result