Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ndaj epitetit “buf kënete” që kryeministri Edi Rama i drejton shpesh në deklaratat e tij publike.
I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Top Story”, Berisha tha se ky nuk është aspak një ofendim, përkundrazi, ai e konsideron një vlerësim, duke kujtuar se bufi ka qenë simbol i mençurisë dhe i perëndeshës së luftës, Athinasë.
“Ky njeri nuk e di se çfarë nderi më bën me këtë epitet. Bufin e ka zgjedhur Athinaja, perëndesha e urtësisë dhe mençurisë, si simbol të saj. Edhe romakët, kur e quajtën Minerva, nuk ia ndryshuan simbolin,” tha Berisha.
Ai shtoi se Rama mund të “mërzitet” kur të mësojë këtë fakt historik, duke nënvizuar se bufi përfaqëson zgjuarsinë dhe zotësinë.
Gjatë bisedës, kryedemokrati bëri edhe një referencë ndaj teorisë frojdiane, duke sugjeruar se epitetet e Ramës mund të jenë rezultat i disa “komplekseve” personale.
“Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Nuk do të bëj psikoanalizën e tij tani,” përfundoi Berisha.