Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kikboksieri serb, Rade Opaçiq pësoi një disfatë të rëndë në luftën më të madhe të karrierës së tij dhe njëkohësisht debutimin e tij në promovimin më të fortë të kikboksit në botë, Glory.

Në eventin Glory 99, Opaçiq u ndesh me Nic Hortan në Roterdam, dhe ai u poshtërua në raundin e dytë.

Opaçiq mendoi se ishte më i mirë se “Big Sexy”, i cili qëndroi i palëkundur nga goditjet e kundërshtarit, duke “ia fikur dritat” më pas.

Pasoi një goditje shkatërruese e Hortas në kundërpërgjigje, ai goditi Opaçiqin me një të djathtë të fuqishme për ta ulur në qosh të ringut.

Serbi nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari shënoi përfundimin e meçit dhe fitoren e luftëtarit nga Kepi i Gjelbër. /Telegrafi/

Share This Article