Televizioni shtetëror turk godet Edi Ramën që shkoi në Izrael për të marrë medaljen nga Presidenti Herzog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TRT Balkan Albania, që shërben si filial i televizionit shtetëror turk në Shqipëri, e ka goditur kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili të hënën u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

“Edi Rama merr çmim nderi në Izrael! “Po e marr në emër të të gjithë shqiptarëve”, tha kryeministri i Shqipërisë”, shkruan TRT.

“Kjo deklaratë e kryeministrit ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, me disa që e përshkruan si skandal më vete, e të tjerë që nisën fushatën virtuale “Jo në emrin tim”!”, shton mediumi shtetëror i Turqisë.

Në një video të publikuar në Facebook, thuhet se “vizita e kreut të qeverisë shqiptare erdhi në kohë kur Izraeli pamëshirshëm vret dhe masakron civilë palestinezë në Gaza”.

Ndërsa tregon se Rama paralajmërii ndërtimin e dy qendrave kulturore hebreje në Shqipëri, gazetarja e cila flet në video, thotë, ndër tjerash: “Në emër të shqiptarëve, apo jo në emrin tim?”.

Share This Article