Mbërrin në Durrës luftanija “Libra”, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

albnews
By
1 Min Read

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e së martës nje luftanije nga Italia, dhuratë nga qeveria italiane për forcën tonë detare.

Libra do të jetë anija më e madhe luftarake e flotës detare shqiptare.

Dorëzimi i anijes Libra do të bëhet me një ceremoni ku i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama.

Anija i dorëzohet flotës detare të Shqipërisë. Ajo do të kryejë misionin për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, është anije patrulluese luftarake.

Kjo anije, është më e madhja që ka pasur ndonjëherë forca jonë detare.

Planet janë që forcat detare të pajisjen me anije të tjera ushtarake.

Ekuipazhi i anijes Libra do të jetë shqiptar.

Share This Article