Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në mitingun hapës të opozitës, ku ka akuzuar mazhorancës për 12 vite dështime.
Ish-këshilltari i Trump deklaroi se socialistët, ashtu si në Amerikë nuk do të mund t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ftoi të pranishmit që të votojnë Berishën nëse duan rikthimin e shpresës.
Fjala e Chris LaCivita:
Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.
Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?
Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim,
12 vite drogë,
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik.
Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?
Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë.
Dhe jepini njerëzve shpresë.
Faleminderit. Zoti ju bekoftë!