VIDEO/ Bomba shpërthen në zemër të Athinës, sulmohen zyrat e kompanisë hekurudhore, eksploziv në çanta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Athinës, pranë zyrave të kompanisë hekurudhore greke, Hellenic Train. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin e shpërthimit. Dyshohet se eksplozivi ishte vendosur në një çantë shpine, e cila ishte lënë jashtë zyrës, vonë të premten.

Policia tha se telefonata anonime u bënë në mediat greke duke paralajmëruar sulmin, i cili ndodhi pranë një prej rrugëve më të ngarkuara të kryeqytetit, shkruan A2 CNN.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Ministri i Transportit i Greqisë, Christos Staikouras, e dënoi atë si një “akt criminal”, i cili “kishte rrezikuar jetën e njerëzve”. Mediat lokale të lajmeve si Efsyn dhe Zougla, morën nga një telefonatë që I njoftonte se pajisja shpërthyese ishte vendosur në një çantë shpine të mbyllur dhe vendosur në një skuter pa targa.

Një skuadër policore për asgjësimin e bombave mbërriti shumë vonë për të shpërthyer në mënyrë të sigurt pajisjen. 

Share This Article