Dumani raporton në KLP: Kanë rënë kallëzimet e Policisë së Shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha se gjatë vitit 2024 është vënë re rënie e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit, shkruan A2 CNN.

“Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit”, tha Dumani .

Dumani dha edhe shifra lidhur me hetimet dhe pasuritw e sekuestruara. “Numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK zë 9.5% të totalit të të burgosurve. Kemi 145 çështje me 765 persona të pandehur, për 91 çështje vazhdon gjykimi”, tha Dumani.

“Krahasuar me vitin 2023 vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara ka një rritje me 59%. Vlera e pasurive të sekuestruara 28.7 milionë euro, të konfirmuara 36,7 milionë euro”, shtoi ai.

Share This Article