Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META.
Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet e Bashkuara akuzon se kompania e Mark Zuckerberg, ka blerë Instagram në 2012-ën dhe WhatsApp-in në 2014-ën për të eliminuar rivalët, një lëvizje kjo që i garantonte privilegjin e monopolit.
Autoritetet amerikane i rishikuan dhe aprovuan këto blerje, por u zotuan që të monitoronin pasojat.
Nëse META humbet këtë gjyq, Mark Zuckerberg do të detyrohej që t’i shiste të dyja platformat, si Instagram ashtu edhe WhatsApp.