Deputetët hedhin poshtë ndryshimet e Lordëve në Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët britanikë hodhën sot poshtë ndryshimet e Lordëve në marrëveshjen e Brexit të kryeministrit Boris Johnson, në fazat përfundimtare të projektligjit, nëntë ditë para daljes së Britaninë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Dhoma e Komuneve, ku udhëheqësi konservator ka shumicë të madhe, i kishte dhënë dritën jeshile në fillim të janarit projektligjit për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE, e planifikuar për në 31 janar, përpara se ta dërgonte atë në Dhomën e Lartë të parlamentit.

Kjo e fundit miratoi pesë ndryshime në projektligj, duke i shkaktuar më shumë pengesa qeverisë, në lidhje me të drejtat e qytetarëve evropianë që banojnë në Britaninë e Madhe, ose të fëmijëve refugjatë të pashoqëruar.

Këto ndryshime u kundërshtuan nga deputetët, kur projektligji u kthye sot në Dhomën e Komuneve, që do të thotë se projektligji duhet të rishikohet edhe një herë nga Lordët./ATSH/ 

Share This Article