ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 8 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 8 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 8 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 8 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Tentativa e dytë, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, pritet konstituimi i legjislaturës së re

albnews by albnews
17 April, 2025
in Kosova
0
Tentativa e dytë, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, pritet konstituimi i legjislaturës së re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet të enjten në orën 12:00, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Të mërkurën më herët, Osmani tha në përgjigjen e saj për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se“…Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të veshur me autoritet publik”.

“Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj”, thuhej në letër.

Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mëngjes me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.

Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.

Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.

Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.

Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.

Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës. REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result