Qytetari nga Hani i Elezit e gjeti portofolin me 865 € dhe 3.000 denarë, e dorëzoi në polici

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 16 prill një qytetar nga Hani Elezit, me iniciale H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytet dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Më datë 16.04.2025, rreth orës 18:30, një qytetar nga Hani Elezit, H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici, duke e vlerësuar gjestin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Share This Article