Në predikimin e tij të lexuar nga Kardinali Giovanni Battista Re, gjatë Vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku nënvizoi se si “drita e Ringjalljes ndriçon rrugën tonë, hap pas hapi”, duke thyer errësirën e historisë dhe duke ndriçuar në zemrat tona.
Kardinali Re kryesoi Vigjiljen e Pashkëve në emër të Papa Françeskut, i cili ka kufizuar aktivitetet e tij publike ndërsa vazhdon të marrë veten nga problemet shëndetësore.
Para fillimit të festës, Papa bëri një vizitë të shkurtër në Bazilikën e Shën Pjetrit për të kaluar pak kohë në lutje dhe për të qenë pranë besimtarëve që mbërrinin në liturgjinë e Vigjiljes së Pashkëve që do të kremtohej pothuajse dy orë më vonë. Mbi pesë mijë besimtarë u mblodhën në Bazilikë dhe sheshin jashtë.
Drita e Ringjalljes kërkon “përgjigjen e një besimi të përulur, pa çdo triumfalizëm“, tha Papa në predikimin e tij.
“Ringjallja është si farat e vogla të dritës që ngadalë dhe në heshtje zënë rrënjë në zemrat tona, ndonjëherë ende pre e errësirës dhe mosbesimit.”