Presidenti francez pritet të vizitojë Britaninë e Madhe, Macron merr ftesë nga Mbreti Charles para vizitës së Donald Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretit Charles, ka ftuar Presidentin francez Emmanuel Macron për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, që do të zhvillohet në muajin maj, katër muaj para Presidentit amerikan Donald Trump, që pritet të udhëtojë në Londër në shtator.

Sipas Sunday Times, e cila ka zbuluar detaje mbi kalendarin diplomatik të vitit, vizita e Macron është veçanërisht e rëndësishme, pasi ajo ndodh në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Europian.

Kryeministri britanik Keir Starmer po përpiqet të forcë marrëdhëniet me BE-në, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tërhiqen gradualisht nga angazhimet ndërkombëtare dhe po përqendrohen më shumë në politikat e brendshme.

Macron dhe Starmer kanë udhëhequr së bashku një “koalicion të gatshëm” i cili ka për qëllim të sigurojë garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë një marrëveshje mes shteteve europiane për mbështetje të fortë në rast se një armëpushim me Rusinë arrihet.

macron_starmer

Pjesë e këtij angazhimi është edhe një samit që do të zhvillohet në Londër më 19 maj, ku Britania dhe Bashkimi Europian pritet të nënshkruajnë një pakt të ri mbrojtjeje dhe sigurie. Ky pakt ka për qëllim të rrisë shpenzimet ushtarake dhe forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.

Share This Article