Connect with us

Albania

Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”/ Si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin

Published

on

Për të shpjeguar komunikimin publik të Edi Ramës në rrjete sociale, në mitingje apo edhe në konferenca me gazetarët, shpeshherë flitet për sondazhet që organizon Partia Socialiste dhe që i dhurojnë atij orientimin e duhur mbi çështje dhe probleme të ndryshme që ngrenë qytetarët. Edhe vetë Rama mburret se PS organizon për çdo muaj anketa, të cilat, sipas tij, janë ku e ku më pranë të vërtetës, në krahasim me ato të televizioneve.

Prandaj, kur kryeministri ndan parashikimet për 11 Majit, këto nuk duhen parë si fjalë që i merr era, por si produkte të pyetësorëve, që masin pëlqimin e qytetarëve për njërën parti apo tjetrën, në një moment të caktuar.

Dhe në një hark kohor prej tetë muajsh, Edi Rama ka bërë një seri parashikimesh për rezultatin e 11 Majit, të cilat nëse shihen nga afër tregojnë atë që çdo lider politik do të donte ta fshihte para ditës së zgjedhjeve: pritshmëritë e PS për 11 Majin janë në rënie.

T’i marrim me radhë:

Advertisement

Më 8 shtator 2024, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Edi Rama fluturoi lart me bastin publik për fitoren në zgjedhje. Me arrogancën karakteristike të pushtetarit që sheh para tij një shoqëri të gjunjëzuar para pushtetit, Rama lëshoi një parashikim për të cilin sqaroi se nuk e kishte parë në filxhanët e kafes, por e kishte falë “instituteve moderne të matjes së opinionit”.

“Dhe mbajeni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rezultatin e vitit 1997”, deklaroi ai, duke iu referuar një nga momenteve më dramatike të vendit, kur shteti nuk ekzistonte; Partia Demokratike mori vetëm 25 deputetë dhe Partia Socialiste arriti mbi 115 mandate në parlament.

Vetëm një lider delirant ose një autokrat i sigurtë se e ka eleminuar opozitën, mund të shpallë një fitore të tillë 8 muaj para zgjedhjeve.

Advertisement

Pastaj filloi zbritja. Më 10 prill 2025, një ditë para nisjes së fushatës, ndërsa fliste para ekranit të kompjuterit në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Edi Rama lëshoi një version më të zbutur të fitores: “Nuk e di rezultatin, mbase do të fitojmë më shumë se 77 deputetë” u shpreh ai.

Nuk ishin më 115, por gjithsesi një shumicë komode, që socialistët e synuan por nuk e arritën dot në vitin 2021. Në të njëjtën frymë, ai paralajmëroi se do ta shpallë rezultatin nga Kuçi, siç bëri katër vite më parë.

Shtatë ditë më pas, më 17 prill, u tregua më i rezervuar, ndërsa përsëriste se parashikimin ekzakt do ta bënte nga Kuçi i Vlorës.

Advertisement

“Ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal” tha Rama.

Kësaj radhe, nuk përmendi numër mandatesh, por iu referua numrit prej 74 mandatesh, që ka aktualisht në Kuvend. “Që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi”, u shpreh Rama, që aludoi për rritje simbolike në krahasim me rezultatin e katër viteve më parë.

Por sot në datën 21 prill, ndërsa fliste me simpatizantët në Kavajë, kryeministri zbriti përfundimisht në tokë dhe i çoi pritshmëritë disa herë më poshtë: “Po e përsëris dhe një herë: edhe sikur bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate… PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate” u dëgjua të thotë Rama një parashikim, me të cilën mbyllet cikli i një ëndrre që filloi me 115 deputetë.

Advertisement

Një lider i kujdesshëm politik nuk do të lëshonte në asnjë mënyrë mesazhe të tilla dekurajuese për mbështetësit e tij, të cilët në fillim i ndez me fitore plebishitare, por më pas, ai vetë, ia zbeh pritshmëritë dhe ia pret hovin e angazhimit gjatë fushatës. Të zbresësh reziltatin nga 115 deputetë tek minimumi i 71-shit, tregon më së paku kaos në komunikim dhe mungesën e një strategjie të qartë elektorale.

E nëse ky komunikim, bazohet në anketa dhe sondazhet që organizon vetë Partia Socialiste, kjo rënie graduale dëshmon minimalisht se as vetë Rama nuk i ka të sigurta pritshmëritë dhe rezultatin në 11 Maj.

Advertisement

Dhe kjo është normale, vetëm po të llogarisësh se votat në Shqipëri ose i blen me para në dorë, ose i rrëmben me presionet për një vend pune, ose kur në terren për ty punojnë banditë që nuk i kap dot policia, e jo më t’i kapin sondazhet dhe anketat që bëhen me disa telefonata./ Nga Dorian Kodra për Lapsi.al

Advertisement
Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova10 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota10 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora11 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania11 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania12 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova12 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports16 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports16 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota16 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK16 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania17 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports17 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova17 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania17 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota17 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania17 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK16 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports16 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania18 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK21 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova10 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK22 hours ago

Titujt e gazetave në UK

UK22 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Trending